Bella Hadid i ka dhënë fund zërave për pamjen e saj "të brishtë", duke u rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes me një paraqitje mbresëlënëse në bikini të kuqe.
Supermodelja 27-vjeçare u shfaq me vetëbesim teksa tregoi fizikun e saj të tonifikuar, duke dëshmuar se është në formë të shkëlqyer.
Fotot, të cilat u bënë virale në rrjete sociale, tregojnë Bellën buzë detit, me një stil natyral dhe pamje rrezatuese.

Me këtë dalje, ajo duket se ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrën më të mirë kritikëve dhe zërave për gjendjen e saj fizike kohët e fundit.
Fansat nuk ngurruan ta mbështesin, duke e vlerësuar për vetëbesimin dhe për mënyrën se si po përballon presionin publik. Bella Hadid dëshmon edhe një herë se është më shumë se një fytyrë e bukur – ajo është një forcë në industrinë e modës që nuk ndalet.
