Mariah Carey tregon çfarë e ka mërzitur më shumë në karrierën e saj

Bota e Yjeve

Mariah Carey tregon çfarë e ka mërzitur më shumë në karrierën e saj

Më: 20 prill 2025 Në ora: 08:52
Mariah Carey

Mariah Carey ka rrëfyer se një nga gjërat që e ka acaruar më shumë në karrierën e saj 30-vjeçare është përshkrimi i albumit të saj “The Emancipation of Mimi” si “album rikthimi”.

Në një intervistë për People, këngëtarja 56-vjeçare tha: “Në atë kohë më mërziti kur e quajtën një album rikthimi… tani thjesht e pranoj. Por është sikur, sa rikthime duhet të kem?”

Albumi i vitit 2005, i cili përfshin bashkëpunime me Snoop Dogg dhe Jermaine Dupri, erdhi vetëm tre vite pas Charmbracelet, dhe u bë një nga më të suksesshmit në karrierën e saj, duke shitur mbi 10 milionë kopje në mbarë botën.

Image
Mariah Carey

Duke festuar 20-vjetorin e këtij albumi, Carey tha në rrjete sociale: “Ky album ka disa nga hitet e mia më të mëdha, por edhe këngë shumë personale për mua.”

Ajo veçoi “Fly Like a Bird” si një nga këngët më të dashura dhe më domethënëse.

Image
Mariah Carey

Një edicion special i “The Emancipation of Mimi” do të publikohet më 30 maj, ndërsa Mariah premton surpriza për fansat në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat