Supermodelja legjendare Kate Moss ka tërhequr vëmendjen e publikut sërish, këtë herë me një paraqitje të zjarrtë dhe tejet intime për Perfect Magazine.
Në moshën 51-vjeçare, Moss dëshmon edhe një herë se mosha është vetëm një numër, duke shfaqur me krenari dekoltenë e saj në një set sensual ku ajo shfaqet me të brendshme seksi pranë aktorit britanik Ray Winstone, 68 vjeç.
Dyshja ikonike janë fotografuar në një atmosferë të ngrohtë dhe provokuese, me një kimi të dukshme që ka ndezur rrjetet sociale dhe fansat e revistës.

Seti fotografik, që pritet të publikohet në numrin më të ri të Perfect Magazine, kombinon elegancën me guximin, duke kapur një frymë retro, por njëkohësisht moderne të bukurisë dhe sensualitetit.
Ky bashkëpunim mes Moss dhe Winstone shihet si një përshkrim i fuqishëm i karizmës që tejkalon dekadat, dhe një kujtesë se ikonat britanike mbeten të pavdekshme në skenën artistike.


