Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit, vjen me një veshje të veçantë

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit, vjen me një veshje të veçantë

Nga: A.M. Më: 28 prill 2025 Në ora: 08:36
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Rita Ora ka mahnitur fansat me paraqitjen e saj në skenën e Vankuverit, derisa mbështeste Kylie Minogue në turne.

34 vjeçarja, shfaqi figurën e saj mahnitëse me një kostum të veçantë, të cilin e kishte të aksesorizuar me një rrip të trashë me xhufka rrjete.

Rita e kompletoi kostumin mahnitës me çizme të bardha me taka të larta, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Rita Ora
Image
Rita Ora

Ora dha një performancë të gjallë ndërsa performoi si këngëtare mbështetëse e legjendës australiane të muzikës në Pacific Coliseum.

Më herët të hënën, Rita debutoi me një paruke të errët me thekë, ndërsa pozoi në një nga "ditët e saj të pushimit" nga mbështetja e Kylie në pjesën amerikane të turneut të saj botëror.

Image
Rita Ora
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat