Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shkëmbejnë një puthje të nxehtë

Bota e Yjeve

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shkëmbejnë një puthje të nxehtë

Nga: A.M. Më: 1 maj 2025 Në ora: 23:52
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Dyshja e famshme, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u panë përsëri bashkë, ndërsa po ndiqnin një ndeshje basketbolli.

Jenner dhe Chalamet dukeshin të lumturë dhe të relaksuarë, ndërsa ishin ulur në rreshtin e parë për ta shikuar ndeshjen e LA Lakers, transmeton “Bota sot”.

Megjithatë, nuk dukej sikur po shikonin shumë nga loja, pasi e kaluan mbrëmjen duke u puthur.

Image
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Yjet e dashuruar u kapën duke u përkëdhelur në buzë në disa raste, ndërsa LA Lakers u përballën me Minnesota Timberëolves në Crypto.com Arena.

Kylie dukej e qetë me jelekun e saj të bardhë me shpatulla të hapura dhe pantallonat prej lëkure.

Image
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Ndërsa, i dashuri i saj mbante veshur një këmishë me kuadrata dhe xhinse.

Ylli i reality shoë-t dukej plotësisht e dashuruar ndërsa bisedonte me të dashurin e saj.

Image
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet

Gazeta amerikane Sun zbuloi më parë se Timothée, i cili është gjithashtu i dashuruar me të dashurën e tij miliardere, është gati t'i propozojë martesë dhe ka zgjedhur tashmë një unazë fejese përpara një martese të mundshme këtë vit.

Çifti ka eksploruar gjithashtu prona luksoze në Evropë, ndërsa përpiqen të krijojnë rrënjë për të ndihmuar në balancimin e axhendave të tyre të ngjeshura

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat