Maura Higgins thuhet se ka siguruar një kontratë të madhe televizive në Amerikë, ndërsa karriera e saj vazhdon të ngjitet lart pas 'puthjes së saj të dehur' me Danny Jones.
Ish-ylli i Love Island, 34 vjeç, u bë kryelajm në mars pasi kaloi mbrëmjen me yllin e martuar të McFly, 38 vjeç, në festën pas ndarjes së çmimeve BRIT të Universal Music, ku u panë në një takim kompromentues.
Edhe pse u përball me disa reagime negative në atë kohë, Maura duket se po largohet nga drama, pasi thuhet se ka siguruar një kontratë të re në SHBA pasi i bëri përshtypje audiencës amerikane verën e kaluar.
Pas puthjes me këngëtarin, Maura udhëtoi me aeroplan drejt Shteteve të Bashkuara për një set fotografik mode me temë kaubojsh, ndërsa së fundmi u takua me Kendall Jenner dhe Hailey Bieber në Coachella në Kaliforni.