Tess Daly duket më rrezatuese se kurrë, ndërsa shijon pushimet e saj.
Prezantuesja televizive, 56 vjeç, po shijon diellin në Bodrum të Turqisë, për festimet e 50-vjetorit të shoqes së saj më të mirë dhe partneres së biznesit, Gayle.
Në Instagramin e saj, Tess postoi disa nga fotot e saj duke u argëtuar në një varkë luksoze me bikini të ndritshme dhe sarong të përshtatshëm, shkruan Daily Mail, përcjell “Bota sot”.
Ajo dukej tërheqëse, teka pozonte me një birrë në duar, ndërsa shijonte diellin.
Tess e kompletoi pamjen e saj me një palë syze dielli në plazh, e rrethuar nga miqtë e saj.
Ndërsa ishte në pushime, Tess shijoi darkën si pjesë e festimeve, si dhe përjetoi pamje marramendëse të perëndimit të diellit.