Londër – Thashethemet për një romancë mes Sam Thompson dhe Samie Elishi janë konfirmuar në mënyrë spektakolare gjatë festës së organizuar nga Olivia Attwood, ku të dy u panë duke shkëmbyer puthje para të ftuarve.
Burime të afërta me çiftin kanë thënë se kjo ishte "prova më e madhe" për marrëdhënien e tyre në zhvillim, ndërsa prania në një event të tillë publik i vuri përballë vëmendjes së madhe mediatike dhe të miqve të shumtë nga bota e televizionit dhe showbiz-it britanik.
"Janë shumë të dashuruar", ka thënë një mik i afërt i tyre për mediat britanike. “Pavarësisht zhurmës dhe vëmendjes, ata duken të qetë dhe të natyrshëm me njëri-tjetrin.”
Sam dhe Samie, që të dy figura të njohura nga reality-show-t britanikë, kishin ngjallur dyshime për një lidhje gjatë javëve të fundit, por kjo ishte hera e parë që u panë hapur duke shfaqur afeksion në publik.
Për momentin, çifti nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për marrëdhënien, por pamjet dhe dëshmitë nga festa e Olivia Attwood kanë mjaftuar për t'i vënë vulën romancës së tyre të re.