Jo më larg se tri ditë më parë, një foto e Oriola Marashit në InstaStory, trazoi rrjetin pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar. Këto aludime zeshkania seksi duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën e saj të majtë shihet unaza e fejesës.
Teksa nuk i ka lënë vend imagjinatës me shfaqjen hot, modelja tashmë mendohet se i ka dhënë fund beqarisë duke pranuar propozimin e të dashurit misterioz. Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar se është në lidhje, plot story të saj e kanë konfirmuar këtë fakt, pasi shpesh modelja poston trëndafila dhe dhurata romantike.
Vetëm 2 muaj më parë, në media u raportua se lidhja e modeles me djaloshin misterioz kishte përfunduar. Ndonëse ajo asnjëherë nuk e prezantoi publikisht partnerin, për muaj me radhë ajo zbulonte pak nga raporti që sapo kishte nisur.

Në atë kohë në media nuk u zbuluan arsyet e kësaj ndarjeje, por ajo që u bë e ditur është fakti se vetë Ori ka preferuar që mos të flasë shumë për këtë raport, duke preferuar që të rikthehet menjëherë në punë, duke lënë pas këtë histori të shkuar keq.
Por duket se tashmë lidhja mes dy të rinjve është rimëkëmbur aq sa për të shkuar drejt një zyrtarizimi. Oriola, e cila ka qenë pjesë e markave të njohura si “Guess” dhe “Dolce & Gabbana”, është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Në ditët e pushimeve, Oriola ka shpërndarë imazhe mahnitëse nga një resort luksoz në Maldive ku ishte në shoqërinë e të dashurit. Ajo shfaqet duke pozuar me bikini të guximshme, duke theksuar format e saj perfekte, por gjithnjë e vetme.

Në postimet e saj, Ori nuk ka harruar të provokojë me sensualitetin e saj, por, ndonëse kurioziteti është i madh, ajo nuk ka pranuar që të zbulojë se kush është personi që e shoqëron në këto ditë të nxehta. Me anë të një “InstaStory,” pak kohë më parë, modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re. Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit, por është kujdesur të mos ia zbulojë identitetin këtij të fundit. “Story”-t e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.
Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit, i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen “matchy matchy”, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe partneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre. Por duket se tashmë kjo lidhje ka përfunduar, duke lënë pas vetëm heshtje.