Eva Longoria mahnitëse në Kanë – pozon me elegancë para ceremonisë së hapjes

Bota e Yjeve

Eva Longoria mahnitëse në Kanë – pozon me elegancë para ceremonisë së hapjes

Nga: A.SH Më: 14 maj 2025 Në ora: 15:26
Eva Longoria

Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me një paraqitje mahnitëse në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë.

Aktorja dhe producentja amerikane u fotografua teksa pozonte në ballkonin e hotelit të saj, vetëm pak çaste përpara se të nisej drejt tapetit të kuq.

E veshur me një fustan elegant dhe me një qëndrim plot vetëbesim, Longoria dha edhe njëherë dëshmi të hijeshisë dhe stilit që e karakterizon. Figura e saj joshëse dhe paraqitja me finesë u komentua gjerësisht në rrjete sociale, ku fansat e vlerësuan si një ndër dukjet më të spikatura të ditës së parë të festivalit.

Image
Eva Longoria

Kjo nuk është hera e parë që Longoria shkëlqen në Kanë — ajo është një nga figurat më të pranishme në këtë festival prestigjioz, si ambasadore e markave të mëdha dhe mbështetëse e fuqishme e talenteve të reja në industrinë e filmit.

Ndërkohë, Festivali i Filmit në Kanë ka hapur dyert me glamur dhe yje nga mbarë bota, dhe Eva Longoria është padyshim një nga ikonat që ia ka dhënë dritën e parë këtij edicioni.

Image
Eva Longoria
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat