Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 35. E teksa ka postuar momentin e veçantë nga fryrja e qirinjve, ajo duket se ka bërë hapin e madh duke shfaqur si kurrë më parë imazhin e të bijës, Marget.
Të dyja nënë e bijë shihen duke shijuar momente të bukura në praninë e njëra-tjetrës me të tjerë që brohorasin jashtë kamerës e cila po filmon.
Siç duket , partneri i moderatores, Getoar Selimi ka dashur mos u prish momentin “vajzave të tij të jetës” dhe nuk është shfaqur në klipin e publikuar në të cilën Marget i këndon këngën e ditëlindjes Marinës.

Edhe pse me syze vënë, njv imazh i qartë është krijuar në sytë e ndjekësve për vogëlushen.
Kujtojmë që reperi dhe moderatorja janë njohur disa vite më parë , ata e kanë kurorëzuar martesën e tyre me një dasmë madhështore.
Çifti shfaqen shumë të lumtur në postimet që bëjnë në rrjetet sociale dhe duket se po e shijojnë akoma më shumë martesën qëkur në jetë ka ardhur e vogla e tyre Marget.
