Rihanna tregon barkun e saj të rrumbullakosur, shkëlqen në tapetin e kuq

Bota e Yjeve

Rihanna tregon barkun e saj të rrumbullakosur, shkëlqen në tapetin e kuq

Nga: A.M. Më: 20 maj 2025 Në ora: 08:12
Rihanna dhe ASAP Rocky

Këngëtarja 37-vjeçare dhe reperi 36-vjeçar zbuluan se prisnin fëmijën e tyre të tretë së bashku në Met Gala të këtij viti në fillim të këtij muaji.

Rihanna - e cila tashmë ka djemtë RZA, dy vjeç, dhe Riot, 21 muajsh, me A$AP - dukej e lumtur dhe e në formë, ndërsa mbërriti me vonesë në tapetin e kuq.

Ajo dukej shumë bukur me një fustan blu dhe me taka me rripa, ndërsa partneri i saj e përqafoi ëmbëlsisht, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Bota sot”.

Image
Rihanna dhe ASAP Rocky

Megjithatë, ata u goditën nga moti i keq në Kanë, ndërsa ecnin në tapetin e kuq nën shiun e rrëmbyeshëm.

A$AP dukej elegant pranë saj, ndërsa tregonte stilin e tij me një kostum të zi dhe syze dielli.

Image
Rihanna dhe ASAP Rocky
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat