Pas dy netëve elektrizuese në Paris, superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet dhe prapaskenat e njërit prej performancave më të mëdha të turneut të saj.
Me një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, ajo shkroi:"2 netë në Paris dhe plot 90,000 njerëz të mrekullueshëm 💋 faleminderit shumë!!!! Ju dua shumë fort!!!!"
Koncertet u zhvilluan në një atmosferë të zjarrtë, me mijëra fansa që brohorisnin këngëtaren, ndërsa ajo dhuroi një spektakël të pakrahasueshëm. Përveç energjisë në skenë, ajo ndau edhe momente të veçanta pas kuintave – nga provat intensive e deri te entuziazmi i stafit dhe bashkëpunëtorëve që e shoqërojnë në çdo hap.
Në disa story në Instagram, Dua publikoi edhe video të shkurtra ku shfaqej duke kërcyer, përqafuar fansa dhe falënderuar ekipin e saj me fjalët: “Çdo natë është e veçantë, por Parisi më dha diçka magjike – faleminderit për dashurinë.”
Me këtë sukses në Paris, Dua Lipa vazhdon të dëshmojë se është jo vetëm një nga artistet më të suksesshme të momentit, por edhe një ikonë që di si ta ndezë skenën, kudo që shkon. Tani sytë janë drejt ndalesës së radhës së turneut – a do të tejkalojë Parisi? Koha do ta tregojë.