Këngëtarja Donna Dafi, imazh i galapremierës së markës së re të parfumit “Davidof Cool Elixir”

Bota e Yjeve

Këngëtarja Donna Dafi, imazh i galapremierës së markës së re të parfumit “Davidof Cool Elixir”

Nga: M.L. Më: 26 maj 2025 Në ora: 14:36
Donna Dafi dhe Rinori vëllai i saj

Artistja e njohur Donna Dafi ka depërtuar me sukses edhe në industrinë e parfumerisë, duke u bërë imazh i disa prej brendeve më prestigjioze ndërkombëtare.

Gjatë kësaj jave, ajo ishte fytyra kryesore e galapremierës së parfumit më të ri të markës Davidoff, të quajtur “Cool Elixir”, shkruan "Bota sot".

Ngjarja ekskluzive u mbajt në Berlin të Gjermanisë, e cila u prit si një mbretëreshë nga pronaret e markës Davidoff, duke u vlerësuar jo vetëm si imazhi zyrtar, por edhe si folësja kryesore e mbrëmjes.

Image
Artistja e njohur Donn

Vlen të theksohet se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm me Davidoff. Donna Dafi pritet të vazhdojë partneritetin me këtë markë të njohur në projekte të tjera të ardhshme. Ndërsa sa i përket industrisë së brendeve të tjera, vlen të përmendet se Dafi është imazhi zyrtar i parfumit “Escada” për vitin 2025.

Paraqitja e saj në galapremierë mori vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale, ku fansat komentuan me entuziazëm veshjen elegante dhe të tejdukshme, që theksonte hijeshinë dhe linjat e saj trupore, duke e bërë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

Image
Donna Dafi dhe Rinori

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat