Ylli seksi i Hollywood-it, Sydney Sweeney, ekspozoi dekoltenë në premierën e filmit të saj të ri – pasi më në fund theu heshtjen për ndarjen nga Jonathan Davino.
Sydney, 27 vjeçe, dhe Jonathan, 41, filluan lidhjen në vitin 2018 dhe u fejuan në vitin 2022, por e mbajtën romancën e tyre kryesisht larg syve të publikut.
Megjithatë, muajt e fundit u përfshinë nga thashetheme se ata kishin anuluar martesën, të nxitura nga daljet publike të Sydney-t pa unazën e fejesës.
Javën e kaluar, ajo më në fund i dha fund spekulimeve duke konfirmuar statusin e saj në një intervistë për gazetën The Times, gjatë promovimit të filmit të ri "Echo Valley".
Kur u pyet nëse ende po planifikonte martesën, ajo u përgjigj: "Jo", dhe kur u pyet nëse ishte beqare, tha: "Po".
Tani, pasi shpalli veten sërish të lirë, ylli seksi shfaqi dekoltenë me një fustan të hapur në premierën në Nju Jork të filmit Echo Valley.