Madonna sfidon moshën: 66-vjeçarja në një set tërheqës dhe transparent

Bota e Yjeve

Madonna sfidon moshën: 66-vjeçarja në një set tërheqës dhe transparent

Nga: A.M. Më: 12 qershor 2025 Në ora: 23:49
Madonna

Madonna u shfaq mahnitësë teksa u shfaq pa sytjena dhe me një jelek të bardhë transparent për setin e saj të fundit fotografik tërheqës.

Superylli i muzikës pop, i dhuroi fansave një seri fotosh joshëse, duke pozuar në një shtrat duke mbajtur një tufë të vogël me lule të bardha, e veshur me një jelek të bardhë dhe të brendshme transparente.

Krahas fotove, Madonna shkroi në Instagram: "Dua lëkurën në të cilën je. Gëzuar Pride-in", duke e përfunduar mbishkrimin me një flamur Pride dhe një emoji zemre blu, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”.

Image
Madonna
Image
Madonna

Ajo gjithashtu përfshiu hashtagun #veronicaelectronica - një shenjë për albumin e saj të ardhshëm me remiks me të njëjtin emër, i cili del më 25 korrik si një pjesë shoqëruese e albumit të saj të vitit 1998, Ray of Light.

Madonna aktualisht është në një lidhje me 29-vjeçarin Akeem Morris.

Image
Madonna
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat