Modelja britanike Kim Turnbull, e njohur për lidhjen e saj të mëparshme me Romeo Beckham, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të zjarrtë në fushatën e re të markës luksoze “Agent Provocateur”.
Në disa foto prapa skenave të publikuara së fundmi, Kim shfaq trupin e saj mahnitës teksa pozon me rroba banje të ngushta dhe provokuese, duke dëshmuar edhe njëherë se është një nga figurat më të kërkuara në industrinë e modës britanike.
Fushata vjen në një moment kur emri i saj po lakohet gjithnjë e më shumë në media rozë, pasi u përfol për një lidhje të mundshme me Brooklyn Beckham, vëllain e ish-partnerit të saj.
Por Kim nuk ka qëndruar në heshtje – në një reagim të shkurtër, ajo i ka mohuar zërat, duke i quajtur “thashetheme të pabaza që kërkojnë të njollosin suksesin e saj profesional”.
“Jam e përqendruar në punën time dhe projektet që më motivojnë. E kaluara mbetet e kaluar,” ka thënë ajo për mediat britanike.
Pavarësisht zhurmës mediatike, Kim po shijon një fazë të suksesshme në karrierën e saj, duke u shfaqur gjithnjë e më shpesh në fushata të rëndësishme ndërkombëtare.