Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Shyhrete Behluli, ka hyrë në një nga etapat më të rëndësishme të jetës – ajo po martohet!
Fotot e publikuara në rrjete sociale kanë marrë menjëherë vëmendje të madhe.
Ndërsa fansat dhe të afërmit kanë dhuruar urime të shumta për çiftin.
Nëna e saj, Shyhrete Behluli, është parë mjaft e emocionuar dhe rrezatuese pranë vajzës së saj në këtë ditë të veçantë.
Engjëllusha, e cila është tashmë një emër i njohur edhe në muzikë, duket se po nis një kapitull të ri në jetë, mes dashurisë dhe festës.
Urime për Engjëllushën dhe bashkëshortin e saj në këtë fillim të ri të përbashkët!