Lauren Sanchez nuk i lë shumë vend imagjinatës, në një mbrëmje romantike me Jeff Bezos

Bota e Yjeve

Lauren Sanchez nuk i lë shumë vend imagjinatës, në një mbrëmje romantike me Jeff Bezos

Nga: A.SH Më: 24 korrik 2025 Në ora: 06:23
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos

Lauren Sanchez, partnerja e miliarderit Jeff Bezos, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë një daljeje romantike në rivierën franceze. E veshur me një fustan transparent dhe pa shpinë, Sanchez u shfaq tejet elegante dhe provokuese, duke mos lënë shumë vend për imagjinatë.

Çifti u pa duke shijuar një darkë luksoze në një nga restorantet më të njohura të Saint Tropez-it, një destinacion i preferuar i yjeve dhe miliarderëve gjatë verës.

Veshja e Lauren Sanchez-it ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si "guximtare", ndërsa të tjerë kanë vlerësuar stilin e saj të sofistikuar dhe vetëbesimin.

Image
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon-it dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, shihej i buzëqeshur dhe i relaksuar përkrah partneres së tij, teksa të dy u panë duke shkëmbyer përqafime dhe momente të përzemërta.

Image
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos
Image
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos
Image
Lauren Sanchez
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat