Tessa Thompson ndez Saint Tropez me fustanin transparent dhe të dashurin e ri miliarder!

Bota e Yjeve

Tessa Thompson ndez Saint Tropez me fustanin transparent dhe të dashurin e ri miliarder!

Nga: Bota sot Më: 24 korrik 2025 Në ora: 15:05
Tessa Thompson

Aktorja e njohur Tessa Thompson, 41 vjeç, ka tërhequr të gjitha shikimet gjatë një daljeje glamuroze në Saint Tropez, ku është parë në krahët e të dashurit të saj të ri, Brandon Green, 31 vjeç – djali i miliarderit britanik Sir Philip Green.

E veshur me një fustan të zi transparent dhe super elegant, ylli i filmave “Creed” dhe “Thor” u duk më joshëse se kurrë teksa ecte dorë për dore me Brandonin në rrugët e famshme të rivierës franceze.

Çifti i ri, që përflitet prej muajsh për romancën e tyre diskrete, duket se po e shijon në maksimum verën dhe shoqërinë e njerëzve të famshëm.

Image
Tessa Thompson

Në këtë udhëtim luksoz nuk munguan as LeBron James dhe bashkëshortja e tij Savannah, që u panë të relaksuar dhe të buzëqeshur në praninë e çiftit të ri.

Tessa dhe Brandon kanë zgjedhur të jenë të rezervuar për lidhjen e tyre, por fotot nga Saint Tropez flasin vetë: dashuri, stil dhe luks në nivelin më të lartë!

Image
LeBron James
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat