Puthje në diell! Vajza e Amanda Holden zbulon të dashurin në foto të nxehta

Bota e Yjeve

Puthje në diell! Vajza e Amanda Holden zbulon të dashurin në foto të nxehta

Nga: M.L. Më: 24 korrik 2025 Në ora: 17:11
Lexi Hughes dhe i dashuri i saj

Vajza adoleshente e Amanda Holden, Lexi Hughes, nuk u përmbajt fare kur bëri publike lidhjen e saj në Instagram me të dashurin.

Lexi, 19 vjeçe, ndodhet aktualisht me pushime në Greqi bashkë me nënën e saj të famshme dhe të dashurin e ri, dhe ka ndarë foto të çiftit të dashuruar duke u puthur në një jaht luksoz. Modelja dhe krijuesja e përmbajtjes kishte veshur një bikini të verdhë ndërsa ishte shtrirë në pjesën e përparme të jahtit, dhe i dashuri i saj, emri i të cilit nuk është bërë publik, u përkul mbi të për ta puthur.

“Vitaminë D dhe pak dashuri në publik,” ishte përshkrimi që Lexi i kishte vënë postimit në Instagram.

Image
Amanda Holden dhe Lexi Hughes

Ajo u “përmbyt” me komente, përfshirë edhe një nga nëna e saj, gjyqtarja e “Britain’s Got Talent”, e cila reagoi me një emoji me sy zemrash.

Një komentues tjetër shkroi: “oh get it get it” (pohim entuziast, në kuptimin: “shijoje, bravo”). "HELLO," shtoi një tjetër komentues.

Para udhëtimit të tyre, Lexi dhe Amanda, 54 vjeçe, u panë së fundmi në Wimbledon, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e tyre elegante teksa ndiqnin ndeshjet në fushën qendrore.

Gjyqtarja e “Britain’s Got Talent” shkëlqeu me një fustan të verdhë pa mëngë dhe syze dielli gjigante.

Image
Amanda Holden dhe Lexi Hughes

Lexi kishte veshur një bluzë të shkurtër të bardhë dhe pantallona me vija, duke e kompletuar pamjen me syze reflektuese.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat