Cardi B shkëlqen në WWE SummerSlam me stil ekstravagant

Bota e Yjeve

Cardi B shkëlqen në WWE SummerSlam me stil ekstravagant

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2025 Në ora: 12:56
Cardi B

Cardi B tërhoqi vëmendjen me stilin e saj ekstravagant gjatë prezantimit të WWE SummerSlam, mbajtur në stadiumin MetLife në New Jersey.

Reperja 32-vjeçare kishte veshur një pelerinë të mbuluar me pupla, të kombinuar me një korse të zezë dhe çizme të gjata me lidhëse, ndërsa flokët i kishte kapur në një bisht të lartë.

Ky edicion i SummerSlam ishte historik, pasi për herë të parë u zhvillua në dy netë radhazi. Nata kulmoi me përballjen mes Cody Rhodes dhe John Cena, raportoi Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Cardi B
Image
Cardi B

Çmimet e biletave arritën deri mbi 300 dollarë, veçanërisht për vendet pranë skenës.

Ndërkohë, Cardi B po përballet me një padi të re për një incident të ndodhur në Las Vegas gjatë vitit 2023.

Image
Cardi B
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat