Amanda Holden vazhdon të sfidojë moshën dhe të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj glamuroze. Ylli i televizionit britanik është duke shijuar pushimet verore në Greqi, ku është parë duke pozuar me bikini të bardha të ngushta, që vënë në pah format e saj të tonifikuara.
Në një postim në rrjetet sociale, Amanda shihet përkrah vajzës së saj 18-vjeçare, Lexi Hughes – dhe fansat mezi i dalluan se kush është nëna e kush është vajza! Me stil të ngjashëm, buzëqeshje të njëjta dhe elegancë natyrale, dyshja u komentua gjerësisht si "binjake".
Lexi, e cila ka hyrë fuqishëm në botën e modelimit, ka ndjekur hapat e së ëmës dhe tashmë është pjesë e agjencive të njohura ndërkombëtare. Ajo gjithashtu ka fituar mijëra ndjekës në rrjete sociale falë stilit dhe prezencës së saj unike.
Ndërkohë, Amanda, që njihet për rolin e saj në jurinë e “Britain’s Got Talent”, vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit britanik – dhe shembull frymëzues i elegancës pa kohë.
Pushimet në Greqi duket se po i shijon në maksimum, teksa ndan momente familjare, diell dhe shumë stil me ndjekësit e saj.