Iris Law tërheq vëmendjen me paraqitje provokuese në New York

Bota e Yjeve

Iris Law tërheq vëmendjen me paraqitje provokuese në New York

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2025 Në ora: 09:42
Iris Law

Modelja dhe aktorja britanike Iris Law ka bërë bujë gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e New Yorkut, ku u shfaq me një fustan të shkurtër prej shifoni transparent.

Veshja ekspozonte të brendshmet e saj, duke e bërë paraqitjen mjaft provokuese dhe komentuar gjerësisht nga mediat e huaja.

Iris, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe daljet ekstravagante, konfirmoi edhe një herë statusin e saj si një nga ikonat e reja të modës, duke kombinuar thjeshtësinë e look-ut urban me elemente sensuale që tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve dhe paparacëve.

Image
Iris Law

Ky nuk është rasti i parë që 24-vjeçarja trazon rrjetin me zgjedhjet e saj të guximshme të modës, duke e shndërruar çdo dalje publike në një deklaratë stili.

Image
Iris Law
Image
Iris Law
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat