Elegancë dhe kimikë në tapetin e kuq: Zoe Kravitz dhe Austin Butler magjepsin Parisin

Bota e Yjeve

Elegancë dhe kimikë në tapetin e kuq: Zoe Kravitz dhe Austin Butler magjepsin Parisin

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2025 Në ora: 09:35
Zoe Kravitz dhe Austin Butler

Zoe Kravitz mahniti në një fustan elegant dhe minimalist teksa iu bashkua bashkëaktorit të saj, Austin Butler, në premierën e filmit Caught Stealing në Paris, të enjten.

Vajza e Lenny Kravitz dhe Lisa Bonet, 36 vjeçe, dhe aktori amerikan, 34 vjeç, u fotografuan duke shkëmbyer shikime të ëmbla me njëri-tjetrin, duke shtuar edhe më shumë thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.

Aktorja e filmit Kimi u shfaq mahnitëse me një fustan mini në ngjyrë kremi me dantella, që i nxirrte në pah këmbët elegante, të kombinuar me sandale të hapura dhe fine, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Zoe Kravitz dhe Austin Butler

Nga ana tjetër, ylli i Dune u shfaq mjaft elegant me një këmishë ngjyrë kafe dhe pantallona prej lëkure, në këtë ngjarje luksoze.

Dyshja – që interpretojnë të dashuruar në film – pozuan gjithashtu krah regjisorit të njohur Darren Aronofsky.

Image
Zoe Kravitz dhe Austin Butler
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat