Charlie Puth, këngëtari dhe producenti i njohur amerikan, ka ndarë së fundmi një mesazh tepër prekës dhe personal për gruan e tij, Brooke. Ai shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e pafundme që ndien për të, ndërsa afron njëvjetori i martesës së tyre.
" Nuk mund ta besoj që ka kaluar pothuajse një vit, Brooke e vogël!! Jam me shumë fat që jam burri yt – ti ma ke ndryshuar jetën krejtësisht. Të dua përgjithmonë, gjithmonë dhe përjetë," shkruan Charlie me emocion.
Dashuria mes tyre është kthyer në një frymëzim për shumë ndjekës të çiftit, që i shikojnë si një shembull të një lidhjeje të vërtetë dhe të thellë.
Me plot entuziazëm për të ardhmen, Charlie përmend se ka ende shumë për çfarë të gëzohen dhe të presin me padurim së bashku.
Puth Brooke është jo vetëm gruaja e tij, por edhe partnerja e tij më e afërt në jetë – dhe kjo ndjehet në çdo fjalë që ai thotë për të.