Khloé Kardashian rrezikoi t’ia rrëmbente vëmendjen shoqes së saj të ngushtë, Olivia Pierson, teksa ndau disa foto nga festa e ditëlindjes së saj të premten.
41-vjeçarja e “reality show”-t u shfaq me një fustan elegant të markës Moschino, në ngjyrë të bardhë me pika të zeza, që ngjanin me njollat e dalmatinëve.
Pamja e saj mahniti mbi 301 milionë ndjekës në Instagram.
Në mbrëmjen intime, ku morën pjesë edhe Kim Kardashian dhe mikja e saj e ngushtë Malika Haqq, Khloé zgjodhi ta plotësonte veshjen me këpucë të kuqe me majë, duke u krahasuar nga fansat me personazhin e famshëm Cruella de Vil nga filmi “101 Dalmatianët”.