Gjatë një seance gjyqësore ku Cardi B po merrej në pyetje, situata mori një kthesë të pazakontë kur avokati që po e padiste e devijoi bisedën nga ligji në pamjen e saj personale.
Avokati filloi me një koment rreth ndryshimit të dukshëm të flokëve të saj: “Dje i kishe flokët të shkurtër dhe të zinj. Sot janë të gjatë dhe biondë. Cilat janë flokët e tu të vërtetë, apo janë të dyja të vërteta?”
Cardi B e shikoi me një shprehje fytyre sikur po përpiqej të kuptonte nëse ai ishte serioz me një pyetje kaq të papritur dhe të parëndësishme. Pas një pauze të shkurtër, ajo buzëqeshi dhe u përgjigj qartë: “Janë paruke.”
Por avokati nuk ndaloi me kaq. Pasi e komplimentoi duke i thënë “Është një paruke e mirë atëherë”, vazhdoi më tej duke e pyetur nëse ajo kishte ndonjë lidhje me ndonjë bandë dhe sa kohë do t’i duhej për t’i ndryshuar thonjtë që të bëheshin tre inç të gjatë.
Në këtë pikë, e vetmja gjë që mungonte ishte pyetja nëse të pasmet e saj ishin natyrale apo rezultat i famshmit “Cardi BBL”.
Ky episod nuk kaloi pa komente në rrjetet sociale, ku shumë e kritikuan sjelljen e avokatit, duke thënë se pyetjet e tij ishin më shumë të natyrës personale dhe argëtuese sesa profesionale apo të rëndësishme për çështjen që po trajtohej.
Në vend që të fokusohej në akuzat ligjore, avokati duket se ishte më shumë i preokupuar me “paketën e plotë” të Cardi B-së.