Khloé Kardashian i nënshtrohet një trajtimi mjekësor “të frikshëm”

Bota e Yjeve

Khloé Kardashian i nënshtrohet një trajtimi mjekësor “të frikshëm”

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2025 Në ora: 07:27
Khloé Kardashian

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloé Kardashian, është parë duke marrë një trajtim mjekësor në Meksikë, i cili shkaktoi shumë reagime për shkak të pamjes së tij të frikshme. Ky lloj trajtimi, që konsiderohet i rrezikshëm, është i ndaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pamjet që qarkulluan së fundmi tregojnë Khloén teksa i nënshtrohej këtij procesi, duke ngjallur shqetësim tek fansat dhe duke hapur debat mbi praktikat e diskutueshme të bukurisë dhe mjekësisë alternative që shpesh ndjekin figurat publike.

Megjithatë, Kardashian nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare rreth arsyes pse zgjodhi pikërisht këtë trajtim dhe çfarë përfitimesh shpreson të marrë prej tij.

Image
Khloé Kardashian

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore, duke u bërë një tjetër shembull i tendencës së VIP-ave për të eksperimentuar me metoda që shpesh janë të rrezikshme dhe të paautorizuara në vendet perëndimore.

Image
Khloé Kardashian
Image
Khloé Kardashian
Image
Mjekimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat