Halsey vallëzoi në tapetin e kuq me të fejuarin e saj, Avan Jogia, teksa mbërriti në Festivalin e Filmit në Venecia ditën e hënë, e veshur me një fustan saten ngjyrë të verdhë.
Këngëtarja 30-vjeçare, e njohur me emrin e vërtetë Ashley Frangipane, dukej mahnitëse teksa tregonte linjat e saj trupore me një fustan të tejdukshëm.
Fustani i saj i gjatë deri në tokë kishte një jakë rreth qafës dhe dizajn me prerje në zonën e barkut, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Teksa shkelte tapetin e kuq, Halsey shihej duke u rrotulluar me Avan ndërsa pozonte përpara morisë së kamerave.
Ajo e kompletoi paraqitjen e saj glamuroze me një palë taka saten, po në ngjyrë të verdhë.