Emily Blunt shkëlqen përkrah The Rock në premierën e “The Smashing Machine” në Venecia

Bota e Yjeve

Emily Blunt shkëlqen përkrah The Rock në premierën e “The Smashing Machine” në Venecia

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2025 Në ora: 09:18
Emily Blunt

Emily Blunt siguroi vëmendjen e të gjithëve me një fustan glamuroz pa rripa, teksa mori pjesë në premierën e The Smashing Machine gjatë Festivalit të 82-të të Filmit në Venecia, ditën e hënë.

Aktorja e filmit The Devil Wears Prada, 42 vjeç, dukej thjesht mahnitëse me fustanin vezullues deri në tokë, i cili vinte në pah linjat e saj trupore.

Emily shtoi elegancën me një palë taka platformë në ngjyrë rozë të zbehtë dhe i kishte kombinuar me një palë vathë të gjatë prej argjendi që binin në sy, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Emily dhe Dwayne
Image
Emily dhe Dwayne

Ajo i kishte stiluar flokët e errëta në onde të rregullta dhe i kishte mbledhur pas, duke zbuluar fytyrën, ndërsa buzëqeshte përpara kamerave në tapetin e kuq të mbushur me yje.

Asaj iu bashkua kolegu i saj i hijshëm, The Rock, me emrin e vërtetë Dwayne Johnson, i cili pozoi i buzëqeshur me një kostum gri elegant dhe këmishë të bardhë pa kravatë.

Image
Emily dhe Dwayne

Emily dhe Dwayne dukeshin të entuziazmuar që e takonin njëri-tjetrin në premierë, ndërsa përshëndesnin kamerat dhe fansat, përpara se të pozonin bashkë për fotografitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat