Aktorja e njohur Eva Longoria është rikthyer në Shtetet e Bashkuara, të cilat i kishte cilësuar më herët si “dystopike”, pas zhvendosjes së saj në Spanjë. Ylli i serialit Desperate Housewives u fotografua në Beverly Hills së bashku me bashkëshortin José Bastón, ku çifti u pa duke shkëmbyer përqafime e puthje në publik.
Longoria, e cila prej kohësh ka treguar lidhjen e ngushtë me kulturën spanjolle dhe jetën familjare atje, po shijon disa ditë në Los Angeles.
Rikthimi i saj në SHBA ka tërhequr vëmendje, pasi aktorja nuk ka hezituar të shprehë kritikat ndaj jetës amerikane, duke e cilësuar vendin si të mbingarkuar e të ngjashëm me një realitet “dystopik”.
Megjithatë, këtë herë vëmendja nuk ishte tek deklaratat, por tek romanca me bashkëshortin, me të cilin duket se gëzon një marrëdhënie të lumtur e të konsoliduar.