Millie Mackintosh frymëzon me natyralitetin e saj: Mos harro që je e bukur

Bota e Yjeve

Millie Mackintosh frymëzon me natyralitetin e saj: Mos harro që je e bukur

Nga: A.M Më: 9 shtator 2025 Në ora: 09:50
Millie Mackintosh

Millie Mackintosh ka qenë gjithmonë e hapur për betejat e saj me ankthin.

Së fundmi, ajo është përgëzuar nga ndjekësit për një postim të ndjerë në Instagram, ku shfaqet me fytyrën e saj natyrale – pa grim dhe pa asnjë filtër, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot"

Ish-ylli i “Made In Chelsea”, tashmë 36 vjeçe, publikoi një video të ndarë në dy pjesë: në të parën, ajo shihet me një filtër që e zbukuron fytyrën, i shoqëruar me shkrimin “Je kaq e bukur”.

Image
Millie Mackintosh

Më pas, videoja kalon në pamje të fytyrës së saj reale – fillimisht “pa filtër”, e më pas “pa grim” – ku Millie tregon veten ashtu siç është, nga disa kënde të ndryshme.

Postimin ajo e shoqëroi me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Mos harro që je e bukur.”

Image
Millie Mackintosh

Ndjekësit e saj e vlerësuan menjëherë për sinqeritetin dhe guximin, duke e mbushur komentin me mesazhe mbështetjeje dhe falënderimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat