Rosalía, artistja spanjolle fituese e çmimit Grammy, ka bërë debutimin e saj për Calvin Klein — dhe nuk është vetëm: krahas saj pozon një gjarpër albino burmez.
Ylli i hitit Motomami është fytyra e fushatës së vjeshtës 2025 për veshjet intime të markës së famshme, ku ajo shfaqet me stilin ikonik minimal të Calvin Klein, duke veshur setet “Icon Cotton Modal”, ndërsa një gjarpër i bardhë i lëkundet mbi trupin e saj.
Fotografuar nga Carlijn Jacobs, fushata përçon thjeshtësinë e njohur të markës, por këtë herë me një dozë drame të rafinuar dhe sensualitet të padiskutueshëm.
Kjo është hera e parë që Rosalía bashkëpunon me Calvin Klein, një hap që konsiderohet tashmë si një lloj "rite kalimi" për emrat më të përfolur të pop kulturës. Vitin e kaluar, ish-partneri i saj Jeremy Allen White u bë viral me reklamat e linjës për meshkuj të të njëjtës markë, duke siguruar më pas edhe një fushatë të dytë gjatë verës.
Tani, rradha është e Rosalías që të shkëlqejë — këtë herë me një hijeshi ekzotike dhe një partner jo të zakonshëm: një reptil.
“Veshjet intime të Calvin Klein kanë qenë pjesë e përditshmërisë sime prej vitesh,” u shpreh këngëtarja. “E dua këtë markë dhe është një nder të jem pjesë e kësaj fushate.”
Ndryshe nga Jeremy, i cili pozoi mbi çati, Rosalía paraqitet në një pishinë, e përqafuar nga gjarpri, dhe duke pozuar në një tunel të ndriçuar, duke krijuar një atmosferë magjepsëse që përzien sensualitetin, fuqinë dhe stilin.
Fushata është më shumë se reklamë — është një deklaratë. Rosalía nuk është më thjesht Motomami — ajo është edhe një magjepsëse e modës që nuk ka frikë të sfidojë kufijtë.