Molly Smith tërhoqi sytë e të gjithëve në tapetin e kuq të National Television Awards, duke mahnitur me një crop top të stolisur me diamante që nxirrte në pah elegancën dhe shkëlqimin e saj.
Ylli i “Love Island” nuk u paraqit vetëm – ajo ndau momentin e madh përkrah të fejuarit të saj, futbollistit Tom Clare, me të cilin ndau edhe emocionin e shfaqjes së parë publike si çift i fejuar.
Në qendër të vëmendjes ishte padyshim unaza e fejesës, të cilën Molly e ekspozoi me krenari teksa pozonte për fotografët.
Fansat e çiftit shpërthyen me urime në rrjetet sociale, duke i quajtur ata një nga çiftet më të bukura dhe më të dashura të ekranit.
Kjo dalje publike në NTAs vjen vetëm pak kohë pas lajmit të fejesës së tyre, duke e bërë edhe më të veçantë mbrëmjen për të dy.