Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos shijojnë mbrëmjen e New York Fashion Week

Bota e Yjeve

Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos shijojnë mbrëmjen e New York Fashion Week

Nga: Bota sot Më: 13 shtator 2025 Në ora: 21:08
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos

Lauren Sanchez dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jeff Bezos, u panë duke shijuar festimet e New York Fashion Week të premten mbrëma.

Çifti, i cili u martua në qershor në një dasmë prej 50 milionë dollarësh me pjesëmarrjen e një numri të madh yjesh të njohur të Hollywood-it, mori pjesë në eventin e organizuar nga 72 Magazine në hotelin Four Seasons. Mbrëmja ishte e rezervuar vetëm për të ftuar dhe u prit nga kryeredaktori i British Vogue, Edward Enninful.

Për këtë rast, Sanchez zgjodhi një fustan sateni të bardhë, elegant dhe me prerje të guximshme, që theksonte dekoltenë dhe këmbët e tonifikuara. Ajo e kombinoi me një xhaketë lëkure ngjyrë kafe dhe sandale me rripa në ngjyrë nude.

Image
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos

Ish-prezantuesja e lajmeve, 55 vjeç, mbajti të fshehur unazën e saj të martesës – e cila raportohet të ketë kushtuar rreth 5 milionë dollarë – ndërsa u largua nga eventi dorë për dore me Bezos.

Flokët e saj ishin stiluar në formë voluminose “blowout”, ndërsa makeup-i ishte karakteristik për të, me sy të theksuar dhe buzë në nuanca nude.

Image
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos
Image
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat