Taylor sapo ka njoftuar “The Official Release Party of a Showgirl”, që do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë nga 3 deri më 5 tetor!
Në këtë ngjarje speciale, Taylor i fton fansat të marrin pjesë në premierën botërore të videoklipit të këngës së saj të re “The Fate of Ophelia”, së bashku me pamje të papublikuara më parë nga prapaskenat e realizimit të klipit, shpjegime të detajuara mbi frymëzimin pas çdo skene, dhe videotekste të reja nga albumi i saj më i fundit: “The Life of a Showgirl”
Mesazhi i saj për fansat përfundon kështu:
"Duket se ka ardhur koha të heqim pluhurin nga kostumi i Eras Tour apo kardigani portokalli…
Biletat janë në shitje tani! Vallëzimi është opsional, por shumë i inkurajuar! 💃"