Rihanna dhe A$AP Rocky mirëpresin vajzën e tyre, Rocki Irish Mayers

Bota e Yjeve

Rihanna dhe A$AP Rocky mirëpresin vajzën e tyre, Rocki Irish Mayers

Nga: Bota sot Më: 24 shtator 2025 Në ora: 23:24
Rihanna me vazjen e saj, Rocki Irish Mayers

Në një lajm që ka emocionuar fansat dhe mediat ndërkombëtare, ylli i muzikës Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, kanë bërë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë — një vajzë që kanë vendosur ta quajnë Rocki Irish Mayers, transmeton "Bota sot".

Çifti, i cili është një prej lidhjeve më të ndjekura në industrinë e muzikës dhe modës, kanë përjetuar një tjetër moment të veçantë në jetën e tyre personale.

Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta, ndërsa Rihanna dhe A$AP Rocky ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, por fansat janë përfshirë në gëzim dhe urime të shumta në rrjetet sociale.

Image
Foto e publikuar nga Rihanna

Ky është fëmija i tretë për çiftin, i cili prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e mediave jo vetëm për sukseset profesionale, por edhe për familjen dhe jetën private. Emri i vogëlushes, Rocki Irish Mayers, është tashmë simbol i dashurisë dhe lidhjes së fortë mes Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t.

Me këtë shtesë të re, familja e tyre duket se po rritet duke i sjellë më shumë gëzim dhe ngrohtësi në jetën e përbashkët. Fansat presin me padurim detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje të bukur.

Image
Rihanna dhe A$AP Rocky
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat