Angela Martini duket provokuese në pozat e reja nga pushimet tropikale

Bota e Yjeve

Angela Martini duket provokuese në pozat e reja nga pushimet tropikale

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2025 Në ora: 07:22
Pixie Lott

Modelja dhe autorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një set të ri fotografish që frymojnë luks, qetësi dhe bukuri ekzotike.

Me përshkrimin e thjeshtë por të ngarkuar emocionalisht “Ndjenja ekzotike”, bukuroshja shkodrane i ka dhënë fansave një vështrim në pushimet e saj tropikale – një udhëtim që duket i mbushur me elegancë dhe relaks të pakrahasueshëm.

Në imazhet e publikuara, Angela shfaqet duke notuar në një pishinë luksoze me pamje nga deti kristalor, me një bikini me motive lulesh që thekson hijeshinë e saj natyrale.

Image
Angela Martini

Me flokët e lagur dhe syzet e errëta, ajo përcjell një kombinim perfekt të thjeshtësisë dhe klasit.

Ndërsa në një tjetër fotografi, e shkrepur gjatë natës, ajo shfaqet në një fustan të zi me një prerje të guximshme dhe një sharm që të kujton ikonat e vërteta të modës.

Image
Angela Martini
Image
Angela Martini
Image
Angela Martini
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat