Kylie Jenner shkëlqen në fotografitë e reja nga Parisi

Bota e Yjeve

Kylie Jenner shkëlqen në fotografitë e reja nga Parisi

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 23:59
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set fotografish të reja nga Parisi, ku shihet duke u përgatitur për një event luksoz.

Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet fillimisht në dhomën e hotelit në të brendshme të zeza minimaliste, duke shijuar një gotë verë, ndërsa në disa fotografi të tjera shihet e veshur me një fustan elegant të zi me rripa shumë të hollë që nxjerr në pah linjat e saj trupore.

Me flokët e kapura slick bun dhe grim të rafinuar, Kylie u kujdes që çdo detaj i dukjes së saj të reflektonte elegancë dhe sofistikim.

Image
Kylie Jenner

Vëmendjen e veçantë e tërhoqi fakti se ajo kishte zgjedhur të brendshme nga linja “Skims”, marka e motrës së saj Kim Kardashian, e cila nuk vonoi të komentonte me krenari duke e vlerësuar zgjedhjen e Kylie-t.

Ky detaj bëri që postimi të marrë edhe më shumë vëmendje, duke u kthyer në një promovim të fuqishëm për brand-in e Kim.

Image
Kylie Jenner

Fotografitë u pritën me një bum reagimesh në rrjetet sociale, ku fansat e komplimentuan Kylie-n për sharmin, stilin dhe pamjen e kuruar deri në detaj, ndërsa shumë prej tyre e cilësuan këtë si një nga paraqitjet e saj më të bukura dhe më tërheqëse kohëve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat