Heidi Klum provokon me fustan transparent në Paris

Bota e Yjeve

Heidi Klum provokon me fustan transparent në Paris

Nga: A.M Më: 4 tetor 2025 Në ora: 13:23
Heidi Klum

Heidi Klum rrëmben vëmendjen në Javën e Modës në Paris me paraqitjen e saj unike në sfilatën e VETEMENTS për koleksionin pranverë/verë 2026.

Supermodelja 52-vjeçare shkëlqeu në pasarelë me një fustan transparent prej dantelle me motive lulesh, të cilin e kombinoi me të brendshme të bardha dhe taka elegante në ngjyrë nudo.

Ajo që ra veçanërisht në sy ishte aksesorja më e pazakontë e mbrëmjes — një palë “gold grillz” (dhëmbë të artë), të cilat shtuan një dozë guximi dhe origjinaliteti në pamjen e saj, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Heidi Klum

E njohur për stilin e saj të veçantë dhe vetëbesimin në pasarela, Heidi kompletoi pamjen me syze të mëdha të zeza, duke u shfaqur sërish si një ikonë e vërtetë mode.

Më vonë, Klum veshi një pallto gri me prerje klasike dhe iu bashkua vajzës së saj, Leni Klum, për disa foto përpara nisjes së sfilatës.

Image
Heidi Klum dhe Leni

Leni, 21 vjeçe, e cila po ndërton me sukses karrierën e saj në industrinë e modës, u shfaq me një look elegant dhe të rafinuar: një këmishë të zezë të shkurtër dhe një fund klasik, të shoqëruar me taka të zeza.

Nënë e bijë pozonin plot stil përpara fotografëve, të shoqëruara edhe nga miku i ngushtë i Heidi-t, muzikanti Bill Kaulitz.

Image
Heidi Klum
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat