Lily-Rose Depp shkëlqen me elegancë në sfilatën e Chanel në Paris

Bota e Yjeve

Lily-Rose Depp shkëlqen me elegancë në sfilatën e Chanel në Paris

Nga: A.M Më: 7 tetor 2025 Në ora: 08:19
Lily-Rose Depp

Aktorja franko-amerikane Lily-Rose Depp u shfaq me një stil të rafinuar dhe plot klas teksa iu bashkua nënës së saj, këngëtares dhe ikonës së modës Vanessa Paradis, në sfilatën e Chanel Pranverë/Verë 2026, e mbajtur të hënën gjatë Javës së Modës në Paris.

26-vjeçarja, vajza e aktorit të famshëm Johnny Depp dhe Vanessës, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante dhe të menduar deri në detaje.

Lily-Rose kishte zgjedhur një mantel të shkurtër prej leshi të stilit “tweed” në ngjyrë blu të errët, me dy rreshta kopsash, i kombinuar me një fund të shkurtër në të njëjtën stof, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Lily-Rose Depp

Veshjen e plotësuan një palë çorape me motive të bardha dhe të zeza, si dhe take të larta klasike në ngjyrë të zezë.

Flokët e saj bionde ishin lënë lirshëm, në onde të buta natyrale, duke e plotësuar pamjen e saj elegante, por pa sforcim.

Image
Lily-Rose Depp
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat