Catherine Zeta-Jones mahnit si kontrabandiste në trilerin e ri “Kill Jackie”

Bota e Yjeve

Catherine Zeta-Jones mahnit si kontrabandiste në trilerin e ri “Kill Jackie”

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2025 Në ora: 19:10
Catherine Zeta-Jones

Aktorja e njohur hollivudiane Catherine Zeta-Jones është rikthyer në qendër të vëmendjes me një rol të ri intriguese dhe një paraqitje mahnitëse. Ylli fitues i “Oscar”-it do të luajë në trilerin e ardhshëm të hakmarrjes “Kill Jackie”, ku ajo merr rolin e një kontrabandiste droge me një të kaluar të errët.

Në setin e xhirimeve, Zeta-Jones është parë e veshur me një fustan mahnitës me shkëlqim (sequined dress), duke kombinuar elegancën e saj ikonike me një karakter të rrezikshëm e plot mister.

Projekti pritet të jetë një përzierje e tensionit, aksionit dhe dramës psikologjike, me një linjë rrëfimi që ndjek hakmarrjen e një gruaje kundër rrjetit që e tradhtoi.

Image
Catherine Zeta-Jones

“Kill Jackie” është në fazat përfundimtare të xhirimeve dhe pritet të dalë në kinema gjatë vitit të ardhshëm. Fansat tashmë janë entuziazmuar për rikthimin e Catherine Zeta-Jones në një rol të fuqishëm femëror, që vë në pah anën e saj të errët dhe karizmatike në ekran.

Image
Catherine Zeta-Jones
Image
Catherine Zeta-Jones
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat