Mbrëmjen e 15 tetorit, New York-u u shndërrua në kryeqendrën e modës ndërkombëtare, ku sfilata e shumëpritur e Victoria’s Secret Fashion Show 2025 riktheu spektaklin dhe shkëlqimin e zakonshëm.
Por ajo që mbeti më shumë në mendjen e publikut nuk ishin vetëm veshjet ekstravagante apo ndriçimi i skenës – ishte modeli hungareze Barbara Palvin, e cila marshoi në pasarelë pavarësisht një dëmtimi serioz.
Palvin, tashmë një figurë e njohur në industrinë e modës dhe një nga emrat kryesorë të Victoria’s Secret për këtë edicion, kishte pësuar një frakturë në këmbë vetëm disa javë më parë. Megjithatë, ajo vendosi të mos tërhiqej nga sfilata, duke u ngjitur në skenë me forcë, klas dhe vendosmëri.
E veshur me një kostum elegant që kombinonte sensualitetin e stilit “peekaboo” dhe finesën klasike të linjave të pastra, Palvin arriti të maskojë çdo gjurmë dhimbjeje. Me një ecje të sigurt dhe qëndrimin e një profesionisteje të vërtetë, ajo u duartrokit nga publiku menjëherë sapo doli në skenë.
Partneri i saj, aktori Dylan Sprouse, i pranishëm në publik, u pa i emocionuar, ndërsa më vonë në intervista e cilësoi këtë moment si “një akt trimërie dhe dedikimi që e bën të ndihet krenar si bashkëshort dhe si fans.”
Përveç dëmtimit fizik, Barbara ka qenë gjithashtu aktive këtë vit në rrëfimin e betejave të saj me shëndetin mendor dhe fizik, përfshirë trajtimin për endometriozë, duke u kthyer në një zë të rëndësishëm për gratë që përballen me sfida të ngjashme.