Christine McGuinness tregon vështirësitë me efektet anësore të ilaçeve për ADHD

Bota e Yjeve

Christine McGuinness tregon vështirësitë me efektet anësore të ilaçeve për ADHD

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2025 Në ora: 07:01
Christine McGuinness

Modelja dhe personaliteti televiziv britanik, Christine McGuinness, ka folur hapur për sfidat që po përjeton pas diagnozës me ADHD.

Në një postim të fundit, ajo ka zbuluar se po përballet me efekte anësore të vështira nga medikamentet që po përdor.

“Po më duhet kohë të përshtatem me to, ndonjëherë ndihem e lodhur dhe e paqëndrueshme,” ka pranuar ajo, duke shtuar se po mëson çdo ditë më shumë për mënyrën si ADHD ndikon në jetën e saj.

Image
Christine McGuinness

Christine ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar hapjen dhe guximin e saj për të folur publikisht për shëndetin mendor.

Image
Christine McGuinness
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat