Nicole Kidman kishte të gjithë sytë mbi të ndërsa hapi sfilatën e Vogue World: Hollywood të dielën në Los Angeles.
Aktorja 58-vjeçare shkëlqeu me një fustan saten të zi të personalizuar nga Chanel, i frymëzuar nga legjenda e Hollivudit Rita Hayworth dhe fustani i saj në filmin “Gilda” (1946).
Kidman kërcente me këngën ikonike “Put the Blame on Mame”, duke shtuar dramatizëm në pasarelë, shkruan DailyMail.
Fustani pa mëngë ishte i zbukuruar me kamelie të zeza, ndërsa aktorja kombinoi pamjen me doreza të zeza, taka të mprehta dhe gjerdan diamanti.
Flokët e saj biondë ishin të stiluar me kaçurrela të lirshme, ndërsa grimi i kuq dhe sy të theksuar plotësuan ansamblin.
Përveç performancës, Kidman ndau fotografi dhe video prapa skenave, duke përfshirë një moment me ish-kryeredaktoren e American Vogue, Anna Wintour.
Dalja e saj në pistë ndodhi pas ndarjes nga Keith Urban pas 19 vitesh martesë. Aktorja ka dy vajza me këngëtarin e muzikës country: Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe.
Një burim për Us Weekly tha se pjesa më e vështirë për Kidman është të lundrojë në dinamikën me vajzat, por ajo po i rrit ato të forta dhe u jep shembull.
Sipas dokumenteve të divorcit, Kidman do të jetë prindi kryesor, duke kaluar 306 ditë me vajzat, ndërsa Urban 59 ditë.