Tulisa shfaqi linjat e saj mahnitëse duke veshur një kostum seksi prej lëkure në stil maceje për festën e Halloween-it të premten.
Këngëtarja e grupit N-Dubz, 37 vjeç, dukej fantastike me një korse të zezë me dekolte të thellë, që nxirrte në pah format e saj, ndërsa pozonte për disa foto joshëse në Instagram.
Tulisa e plotësoi pamjen magjepsëse me pantallona të ngushta të zeza, çizme të gjata mbi gju, veshë maceje dhe doreza lëkure pa gishta.
Në përshkrimin e postimit ajo shkroi: “Gëzuar Halloween-in nga gruaja lakuriq-njeriu!”, ndërsa më vonë në Instagram Stories pranoi se nuk ishte plotësisht e sigurt për kostumin e saj, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ajo tha me humor: “Gëzuar Halloween-in — s’e di nëse jam Catwoman apo Batwoman!”.
Kjo vjen pas lajmeve se këngëtarja ka gjetur lumturinë përkrah miliarderit Maximillian White, i cili thuhet se “e trajton si princeshë”.