Kaia Gerber mahnit në tapetin e kuq, shkëlqen me fustanin e kuq

Bota e Yjeve

Kaia Gerber mahnit në tapetin e kuq, shkëlqen me fustanin e kuq

Nga: A.M Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 11:27
Kaia Gerber

Kaia Gerber dha një paraqitje mahnitëse teksa doli në skenë për të ndarë një çmim në hotelin “The Beverly Hilton” të enjten.

Modelja dhe aktorja 24-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant të kuq, të shkurtër, të kombinuar me taka të zeza Christian Louboutin, duke vënë në pah këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara.

Kaia mori pjesë në ceremoninë “Women In Film Honors 2025” në Los Anxhelos, ku i rezervoi një surprizë bashkëyllit të saj nga seriali Palm Royale, aktoren Kristen Wiig, 52 vjeçe, duke i dorëzuar Çmimin “Ikonë”, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot.

Image
Kaia Gerber

Nga podiumi, Kaia tha:

“Sonte ne festojmë gruan që na mësoi se komedia është art, se kaosi mund të jetë i bukur, se marrëzia e sinqertë nuk është vetëm e lejueshme, por e domosdoshme në jetë — dhe se të jesh vetvetja, pa ndjesi faji, është gjesti më ikonik nga të gjithë.”

Image
Kaia Gerber
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat