Raye ndez skenën në Los Angeles, magjeps me fustan të zi

Bota e Yjeve

Raye ndez skenën në Los Angeles, magjeps me fustan të zi

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 07:43
Raye

Raye ka tërhequr gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Rock & Roll Hall of Fame Induction Ceremony në Los Angeles, ku u shfaq më joshëse se kurrë me një fustan të zi me sekuina që theksonte format e saj elegante.

Këngëtarja britanike, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe stilin unik, zgjodhi një pamje tërheqëse dhe plot glamur, me një prerje të thellë dhe detaje vezulluese që reflektonin dritat e sallës. Ajo e kombinoi veshjen me takë të lartë klasike, grim dramatik dhe flokë të kapura lart, duke krijuar një pamje që rrezatonte vetëbesim dhe stil modern.

Raye, e cila kohët e fundit ka fituar duartrokitje për sukseset e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, u pa duke buzëqeshur dhe pozon për fotografët përpara ceremonisë, ku u nderuan disa nga emrat më të mëdhenj të historisë së rock-ut.

Image
Raye

Me këtë paraqitje magjepsëse, artistja dëshmoi edhe një herë se është një yll i vërtetë i muzikës dhe modës, që di si të kombinojë elegancën me qëndrimin e saj të fuqishëm artistik.

Image
Raye
Image
Raye
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat