Imogen Thomas tregon rezultatet e ndërhyrjes në gjoks, teksa shfaqet me bikini gjatë pushimeve në Dubai

Bota e Yjeve

Imogen Thomas tregon rezultatet e ndërhyrjes në gjoks, teksa shfaqet me bikini gjatë pushimeve në Dubai

Nga: M.L. Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 17:46
Imogen Thomas

Ylli i realitety show, Imogen Thomas, tregoi rezultatet e ndërhyrjes së gjoksit teksa u shfaq me një bikini shumë të vogël gjatë pushimeve në Dubai.

Bukuroshja e “Big Brother”, 42 vjeç, u bë e famshme në vitin 2006 pas paraqitjes në këtë emision të suksesshëm realiteti. Pas paraqitjes së saj në televizion, ylli mahnitës vazhdoi të shfaqej në një sërë revistash për meshkuj dhe fotosesione provokuese.

Edhe sot, ajo vazhdon t’i entuziazmojë fansat e saj me fotot që ndan në rrjetet sociale.

Image
Imogen Thomas

Më herët gjatë këtij viti, modelja nga Uellsi zbuloi se kishte humbur peshë dhe se dëshironte t’i nënshtrohej një operacioni për zvogëlim të gjoksit.

Duke treguar rezultatet e ndërhyrjes në një video të re, ajo i mahniti fansat me pamjen e saj.

Image
Imogen Thomas

Imogen shihej duke qëndruar në një ballkon me pamje nga deti, ndërsa lidhte bikini-n me rripa.

Belin e hollë dhe barkun e sheshtë i kishte në plan të parë, duke treguar format e saj mahnitëse.

Image
Imogen Thomas

Më pas, ajo veshi një fustan të endur sipër bikini-t, shtoi një palë sandale dhe syze dielli, para se të tregonte veshjen e saj për plazh.

Duke reaguar ndaj postimit “të nxehtë” në rrjete sociale, një person shkroi: “Me siguri jashtë kësaj bote!”

Image
Imogen Thomas

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat